Mediat ndërkombëtare po i kushtojnë një rëndësi të madhe shqetësimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me përpjekjet e Rusisë dhe radikalëve islamikë për të penetruar dhe vendosur ndikimin në rajon.
“Rusia dhe militantët islamikë mund të përpiqen për të rritur ndikimin e tyre në vendet e Ballkanit, nëse Bashkimi Evropian nuk i pranon këto vende si anëtare”.
Ky është thelbi i intervistës së kryeministrit Edi Rama për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Rama thekson e është në interesin e BE-së që të pranojë këto vende në gjirin e saj.
“Ne duam qëndrueshmëri dhe siguri në Union dhe një Europë e sigurt nuk është e mirë nëse ka hapësira. Në të kundërt, ne nuk duhet të harrojmë se ka edhe aktorë të tretë të cilët po luajnë lojën e tyre dhe që mund të përfitojnë nga boshllëqet që krijohen brenda Unionit. Unë jam duke folur për Rusinë, por duke folur gjithashtu edhe për islamin radikal”, tha Rama.
Kryeministri Rama tha se vendet e Ballkanit ndodhen mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si Greqia, Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia, ndërsa Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë ende jashtë Unionit.
Agjencia “Reuters”, shkruan se diplomatë nga rajoni kanë deklaruar se Rusia është duke u përpjekur për të rritur ndikimin e vet në vende të tilla si Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe tani edhe në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post