Partia Demokratike, nëpërmjet kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, deklaroi se “në tre ditët e fundit, 2 ton drogë ka kaluar nga kufinjtë tanë për në Greqi dhe në Itali”.
“1 ton në Greqi dhe 1 ton drogë në Itali. Bëhet fjalë për sasinë e kapur nga policia. Kur raporti është në 10 ngarkesa, policia fqinje arrin të ndalë vetëm njërën, përfytyroni sa drogë shqiptare ka kaluar këto ditë në Greqi dhe në Itali. Ndërkohë, Edi Rama e mohon, thotë se nuk ka drogë, nuk kemi problem me drogën, edhe pse mbarë Europa është e shqetësuar, media italiane, greke, gjermane dhe BBC japin alarmin për hashashin shqiptar që po mbulon vendet e tyre”, u shpreh Alibeaj.
“Droga dhe përfshirja e qeverisë në këtë biznes kriminal është një realitet i frikshëm, që po inkriminon shoqërinë, po pushton rininë e shkollat, po shkatërron imazhin e vendit tonë dhe është një prej mureve që po pengon integrimin europian të vendit. Vetëm një njeri ende nuk e kupton këtë gjendje të rëndë. Ky është Edi Rama, i cili duke e mohuar drogën po vetëshpallet si kumbari i saj”, shtoi Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post