Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani gjatë një lidhje direkte me RTK-në në Kosovë ka thënë se Shqipëria nuk pritet të marrë dritën jeshile këtë dhjetor për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Cani tha se gjatë intërvistës së Ramës me “DW”, kryeministri ishte pyetur tre herë për këtë çështje, por ai nuk u përgjigj, duke lënë të kuptohet se hapja e negociatave mund të ndodhë në qershor të 2017-ës dhe jo muajn ardhshëm.
“Gjatë intervistës për “DW” Rama nënvizoi mbështetjen e Gjermanisë, por në mënyrë të tërthortë la të kuptohet se Shqipëria mund të mos marrë dritën jeshile në dhjetor.
Ne e pyetëm tre herë Ramën nëse hapja e negociatave do ndodhte në dhjetor dhe nuk morëm një përgjigje”, tha Cani.
Ai shtoi se shpreson qe mos te kete te drejte, por eshte e mundur qe Shqiperia te mos e marre driten jeshile te negociatave ne Samitin e Dhjetorit te BE.
Diskutime rreth kësaj post