Sigurisht që për këdo anulimi i një fluturimi me avion është një lajm shumë stresues. Por jo për Enca Haxhian.
Ajo ka ngecur aktualisht në Mynih, pasi fluturimi i saj është anuluar.
Ky fakt e ka lumturuar shumë këngëtaren, pasi i është shtuar koha që po kalon në shoqëri të këndshme. Siç shihet nga kjo fotografi që ka shpërndarë vetë Enca, ajo po shijon qytetin e bukur gjerman dhe një kafe të ngrohtë atje, pranë një mashkulli. “Nuk mund të jem më e lumtur se kaq”, ka shkruar ajo.
Gjithçka është e qartë, vetëm emri i protagonistit mbetet mister.
Diskutime rreth kësaj post