Tre nxënës janë viktima të dhunës brenda dy ditësh në Prishtinë. Që të tre kanë marrë plagë nga thika, të shkaktuara nga dora e bashkëmoshatarëve të tyre, shkruan sot, gazeta “Zëri”.
Therjet me thikë ndërmjet nxënësve në Kosovë po ndodhin çdo ditë. Derisa të enjten pati gjuajtje me revole, si dhe përleshje me thikë ndërmjet nxënësve të shkollës së mesme “Hoxhë Kadri Prishtina”, si dhe shkollës “28 Nëntori”, në të cilën mbeti i therur me thikë një nxënës 16-vjeçar dhe të premten nga therja me thikë në Prishtinë kanë mbetur dy adoleshentë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e radhës të therjes me thikë ndërmjet dy të rinjve A.R, mashkull 15 vjeç, si dhe V.D, mashkull 14 vjeç. Viktimat sipas këtij raporti kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe janë dërguar për trajtim në QKUK. Policia ka bërë të ditur se ka arritur t’i identifikojë personat që dyshohen të jenë të përfshirë në rast. Ndërkaq, për rastin e së enjtes Flora Ahmeti, nga Zyra për Informim e Rajonit të Prishtinës, ka thënë për gazetën se të dyshuarit tjerë janë liruar, ndërsa në paraburgim po mbahet personi që e ka goditur me thikë. Ahmeti ka konfirmuar se personi që ka therë me thikë bashkëmoshatarin e tij është po ashtu nxënës.
Për këtë rast më parë është raportuar se ka pasur edhe të shtëna me armë.
Saudin Maliqi, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, ka thënë për gazetën se nxënësi 16-vjeçar është hospitalizuar në këtë klinikë për 24 orë, në të cilën ka marrë dhe trajtimin adekuat. I riu kishte marrë plagë në kraharor.
Diskutime rreth kësaj post