Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Festën e Flamurit e konsideron si festë bashkimi për të gjithë popullin, ndërsa thotë sesi shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më mirë se që janë tani.
Në intervistën dhënë gazetës “Zëri”, Minxhozi thotë se shqiptarët duhet të kujdesen t’i heqin kufijtë e ndarjes nga mendja e tyre. Ai thotë se Kosova dhe Shqipëria janë një trung, prandaj nuk e konsideron veten si të huaj në Prishtinë, por si në vendlindjen e tij.
“Nuk kanë qenë ndonjëherë më mirë (shqiptarët)… është koha e bashkimit kombëtar. Shqiptarët po flasin mes vete, shqiptarët po bëjnë projekte, shqiptarët po unifikojnë zërin e tyre si një faktor i rëndësishëm në familjen evropiane”, deklaroi Minxhozi, i cili foli edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për të cilët tha se kësaj radhe nuk kanë qenë të lejuar të festojnë me dinjitet Festën e Flamurit. Minxhozi ka thënë se ata duhet të bëjnë më shumë për veten, mirëpo edhe të ndihmohen nga Shqipëria e Kosova.
Diskutime rreth kësaj post