Shukri Buja, deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, është i bindur se në Kuvend do të ndryshojë Projektbuxheti për vitin 2017.
Ai ka thënë se ky projektbuxhet është shumë i qartë se është elektoral, pasi Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa ka kalkuluar mjaft mirë buxhetin nëpër ato komuna në të cilat dëshiron ta zgjerojë elektoratin e LDK-së si në Pejë, në Ferizaj, në Gjilan, etj. Por sipas tij, me ketë buxhet Qeveria më së shumti është duke e goditur Prishtinën në mosndarje të buxhetit, pasi që pretendon se nëse fiton LDK-ja do të realizohen shumë projekte, shkruan gazeta “Zeri”,
“Është një buxhet që më shumë është paraelektoral, se është bërë mjaft mirë për pretendimet e LDK-së se në cilat komuna pretendon t’i marrë dhe ta zgjerojë elektoratin e LDK-së dhe këtu ka një kalkulim bukur të mirë të fondeve, të cilat e kanë komunat. Me ligj, komunat buxhetin e kanë në bazë të numrit të banorëve, në bazë të territorit dhe të pakicave ndahen mjetet. Por, tash Qeveria përmes projektit nga ministritë, por që janë projekte komunale, nuk kanë të bëjnë asgjë me Ministrinë, por janë drejtpërdrejt nën mbikëqyrjen e pronësisë, por edhe në menaxhimin e komunave. Po ka edhe shumë komuna, por ato që pretendojnë shihen se janë Prishtina, të cilën e goditën mjaft shumë me buxhet, me mospërkrahje, në mënyrë që ta shtyjë elektoratin ta përkrahë e pastaj LDK-ja që të fitojë në Prishtinë; në Pejë e ka të përkrahur më mirë sepse pretendon ta vazhdojë fitoren në Pejë, në Ferizaj, në Gjilan, etj. D.m.th. janë disa komuna që shihen edhe në projeksionet buxhetore se mundohet të zgjerohet për t’i fituar zgjedhjet”, ka thënë Buja për Zerin.
Diskutime rreth kësaj post