Nga Saimir Blloku
Gëzuar, Gëzuar…Këto ditë të ftohta do të kishin qenë më të hershme nëse drita jeshile për hapjen e negociateve për në BE, do të kishte qenë më konkrete.
Por, edhe njëherë e folura e zonjës Angela Merkel pak e saktë, na bëri konfuzë dhe na hapi punë deri në dhjetor, sa të marim vesh se çfarë do të bëhet. Pa pritur shumë, kampet poltitike u pozicionuan menjëherë tek rrjeshtat preferencial të deklaratës së Kancelares Gjermane.
Kështu që me këto interpretime kënaqen parashikimet e alibisë së tyre për vazhdimsin dhe fatin e shqiperisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Prapë fjala kyçe ishte Reforme,Reforme!
Po çfarë kanë këto me Reformat tona?
Të paktën ti lënë kohë sa ti përshtasin me formulen shqiptare. Kështu që edhe shprehja e Kryeminstrit “Ne kemi nevojë për Europen ashtu si ka Europa per ne”. Te eksportojmë dhe ne diçka, po po, frymen se si ne me shume “Qetësi dhe Dashuri” i realizojmë Reformat.
Po në fund të fundit qytetarët shqiptarë janë mësuar të presin.
Vetë e kane fajin qe si përtypin ashtu si duhet Reformat sa do me gjithë punen e madhe që bëhet në lartësitë e pushtetit qëndror.
Le të presim dhjetorin ku zhurma e festave te fund vitit mos të na zbehi lajmin e shumë pritur për çeljen e negociatave!/Shkruar për Lajme.al/
Diskutime rreth kësaj post