KLSH: Bashkia Tiranë e rriti pa arsye çmimin e biletës së autobusëve
Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar Bashkisë Tiranë që të anulojë rritjen e çmimit të biletës për trnasportinb public.
“Përdoruesit e këtij shërbimi përbëjnë afërsiisht 36% të popullsisë, impakti që ka një rritje cmimi prej 33% eshte e pabazuar në normën zyrtare të inflancionit dhe e pabazuar në asnjë formule ekonomike” thuhet në raport.
Kontrolli i Lartë I Shtetit thekson se shërbimi i transportit urban ka shumë mangësi ndërsa i bën thirrje Bashkisë Tiranë që të marrë masa.
“Bashkia të marrë masa e të përllogarisë defakto rritjen e mundshme të çmimit të biletës së transportit urban qytetës, mbi bazën e: Normës së inflacionit të deklaruar zyrtarisht. Një formule të saktë dhe të qartë ekonomike si dhe Një modeli të saktë dhe rasteve më të mira në vende të ndryshme. Deri në nxjerrjen e një analize të plotë e të saktë bazuar në kushtet e lartpërmendura, Bashkia e Tiranës të anulojë rritjen e çmimit të biletës së transportit urban” citon KLSH në raportin e saj.
Diskutime rreth kësaj post