Një tjetër aktore shuhet dhe ikën në heshtje pa bërë zhurmë. As me njoftime mediatike, dhe pa u vënë re nga ndokush.
Bëhet fjalë për vajzën që komunikonte me Dedën në shtyllën e telefonit kur ai ngrinte nga i ftohti. Elida Cangonji, aktorja modeste me zemër të madhe, iku në heshtje dhe qetësi, ndërkohë që për shikuesit ka lënë pas disa personazhe që nuk do të harrohen lehtë.
Një mjeke, një psikologe, që ka marrë pak vëmendje mediatike kohët e fundit. Por me një repertor të pasur te filmat e realizuar nga kinostudio “Shqipëria e re”.
Zana tek filmi “Rrugë të Bardha”, Eleni tek filmi “Në kufi të dy legjendave”, apo mësuesja e filmit “Shtigje lufte”, Elida Cangonji, ka vendin e vet në panteonin e aktorëve shqiptarë që bënë historinë e kinematografisë shqiptare.
Ajo është shuar sot në Francë, ku edhe gjendej, shkak i një leucemie akute. Vetëm një javë e shtruar, dhe sot eshte ndare nga jeta.
Diskutime rreth kësaj post