Ilir Sinanaj
Për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian Shqipëria duhet të plotësojë 5 prioritetet. Por cilat janë ato? Sipas VKM nr. 404, datë 13.5.2015 “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2015 – 2020”, 5 prioritetet janë: 1) reforma në administratën publike; 2) reforma në gjyqësor; 3) lufta kundër korrupsionit; 4) lufta kundër krimit të organizuar; dhe 5) Mbrojtja e të drejtave të njeriut. Niveli i përparimit në këto 5 prioritet do të vendosë edhe hapjen apo jo të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Negociatat për anëtarësimin e një vendi në Bashkimin Evropian bazohet mbi 35 kapituj të negocimit të bazës ligjore të BE-së. Kapitujt më të rëndësishëm që do të shqyrtohen me vëmendje dhe janë kyç për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, sipas Komisioni Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (BE-Shqipëri), janë Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” dhe Kapitulli 24 “Drejtësia, liria dhe siguria”, do të jenë të parët që do të hapen dhe të fundit që do të mbyllen. Në përmbushjen e negociatave të këtyre kapitujve, përfshihet edhe reforma në drejtësi. Për të qenë më të saktë vetëm nëpërmjet zbatimit të reformës në drejtësi mund të fillojnë negociatat sipas këtyre dy kapitujve.
Më poshtë kapitujt 23 dhe 24 të negocimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”
“Politikat e Bashkimit Evropian në fushën e sistemit gjyqësori dhe të drejtave themelore kanë qëllim të mundësojnë dhe të zhvillojnë Bashkimin Evropian si një zonë të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. Ngritja e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe efikas është e një rëndësie tepër të madhe. Paanshmëria, integriteti dhe një standard i lartë i një gjykimi nga gjykatat janë jetike për të siguruar sundimin e ligjit. Kjo kërkon një angazhim të vendosur për të eliminuar ndikimet e jashtme në gjyqësor dhe të vësh në dispozicion burime financiare dhe trajnime të përshtatshme. Duhet të sanksionohen garanci ligjore për procedura gjykimi të ndershme. Po kështu, vendete anëtare të BE-së duhet të luftojnë korrupsionin me efikasitet, pasi korrupsion përfaqëson një kërcënim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. Një kuadër ligjor i qëndrueshëm dhe institucione të besueshme nevojiten që të përforcojnë një politikë logjike për parandalimin dhe frenimin e korrupsionit. Vendet anëtare të BE-së duhet të sigurojnë respektimin e të drejtave themelore dhe të të drejtat të qytetarëve të BE-së, ashtu si garantohet nga “acquis communautaire” (baza ligjore e Bashkimit Evropian) si edhe nga Karta e të Drejtave Themelore”.
Kapitulli 24 “Drejtësia, liria dhe siguria”
“Politikat e Bashkimit Evropian në fushën e sistemit gjyqësori dhe të drejtave themelore kanë qëllim të mundësojnë dhe të zhvillojnë Bashkimin Evropian si një zonë të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. Mbi çështje si kontrolli i kufijve, vizat, migrim i jashtëm, azili, bashkëpunimi i forcave të rendit, lufta kundër krimit të organizuar dhe kundër terrorizmit, bashkëpunimi në sektorin kundër drogës, bashkëpunimi doganor dhe bashkëpunimi në fushën e gjyqësorit në çështje kriminale dhe civile, vendet anëtare të BE-së duhet të jenë të pajisura si duhet për të zbatuar në mënyrë të duhur kuadrin ligjor në rritje të rregullave të përbashkëta. Mbi të gjitha, kjo kërkon një kapacitet administrative të mirë-integruar në agjencitë ligjzbatuese dhe institucione të tjera përkatëse, të cilat duhet të arrijnë standardet e nevojshme. Një forcë e rendit profesionale, e besueshme dhe efikase është e një rëndësie tepër të madhe. Pjesa më e detajuar e politikave të BE-së për drejtësi, liri dhe siguri është baza ligjore e BE-së për “Schengen”-in, që kërkon heqjen e kontrolleve kufitare të brendshme në BE. Ndërkohë, për vendet e reja anëtare të BE-së, pjesë të konsiderueshme të bazës ligjore të BE-së për “Schengen”-in zbatohen pasi një vendimi të ndryshëm nga Këshilli Evropian që merret pas anëtarësimit”.
Së fundmi lind pyetja se kur do të nisin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe anëtarësimi i vendit në këtë bllok? Përgjigja është e thjeshtë! Ketë e ka në dorë vetëm Shqipëria. Nëse politikanët tanë bien dakord të përmbushin kushtet anëtarësohemi, në të kundërt nuk anëtarësohemi.
Diskutime rreth kësaj post