Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ditën e djeshme refuzoi përfundimisht ofertën e presidentit të Palermos, Maurizio Zamparini, për t’u vendosur në krye të klubit siçilian.
Mediat italiane kanë zbuluar se gjatë javës së fundit trajneri i kuqezinjve dhe numri 1 i Palermos janë takuar 2 herë për të diskutuar mundësinë e emërimit të italianit në krye të skuadrës që rrezikon seriozisht rënien në Serinë B.
Për ta bindur që të pranonte ofertën, Zamparini ofroi De Biazit që të mund të drejtonte Palermon pa hequr dorë nga Shqipëria, pra të ishte trajner i të dy ekipeve paralelisht.
Një ofertë e tillë e tundoi disi teknikun e kombëtares kuqezi, por në fund pasi analizoi mirë situatën, ai vendosi të refuzonte një propozim të tillë.
Diskutime rreth kësaj post