Ai quhet Xhafer Kadiri dhe fotografia e tij duke qarë preku mbarë botën.
Ish-ushtari i UÇK ka uruar sot Pavarësinë me një mesazh në FB.
Ja çfarë shkruan ai:
Shqiptaria, Bashkimi Kombëtar, janë mbi të gjitha ideale, e idealet nuk shiten, as nuk blihen, as nuk falen. Ideali duhet sinqerisht dhe mbrohet, me vepra, jo me fjalë. Ideali ashtë prej dashunive për t’cilat sakrifica, mundi, edhe krejt jeta e çka ka n’te ia vlen të jipet. Ideali ashtë ajo gja e cila kur përmbushet, sjell lirinë.
Shqiponja jonë hala ashtë e ndame n’dysh, si rrjedhojë fluturimin e ka t’pamundun. Bashkimi i saj, nënkupton Bashkim Kombëtar, nënkupton Shqipëri Etnike, prandaj, mos harroni se pa bashkim nuk ka liri, e pa liri shqiponja s’mundet me fluturu e me valu hjeshëm e krenare ndër flamuj.
Unë nuk jam i lirë, nuk do të jem, e as ideali nuk do t’jetë i përmbushun pa Bashkim Kombëtar.
Urime edhe ky 28 Nëntor, vllezër gjaku e shpirti, pritshim edhe shumë tjerë, jo t’ndarë kështu, por t’bashkuem si kurrë më parë.
Lavdi heronjëve, respekt e dashni popullit!
Diskutime rreth kësaj post