Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me takimin Rama-Merkel të zhvilluar këtë të hënë në Berlin, duke vlerësuar mbështetjen që Gjermania i ofron Shqipërisë në procesin e integrimit.
“Shqipëria është me fat që ka mbështetjen e Gjermanisë në përpjekjet e saj për përparim dhe integrim europian. Ne i jemi veçanërisht mirënjohës Kancelares Merkel për mirëkuptimin dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë”, ka thënë Basha në një deklaratë.
Basha ka siguruar kancelaren dhe popullin gjerman se, “shqiptarët janë të vendosur të përqafojnë të gjitha vlerat europiane dhe të ndërtojnë një shoqëri të denjë për të gjithë, duke luftuar krimin, drogën, korrupsionin dhe duke çliruar politikën prej tyre”.
“Partia Demokratike dhe unë do të marrim përgjegjësinë tonë në gjendjen ku ndodhet vendi, veçanërisht për të siguruar zgjedhje te lira dhe të ndershme dhe zbatimin sa më parë të reformës në drejtësi”, ka thënë Basha.
Diskutime rreth kësaj post