Rei Manaj është kthyer në çështje tek skuadra Pescarës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është përjashtuar nga trajneri i skuadrës Massimo Oddo për ndeshjen e kësaj fundjave kundër Romës.
Sipas mediave italiane aryseja e përjashtimit të talentit kuqezi nga ekipi, është bërë për shkak të një përplasje që Manaj ka bërë me portierin Vinçenco Fiorilo, gjatë stërvitjes së të premtes.
Një sjelle e cila i ka kushtuar shumë Manajt, që nuk do të jetë me skuadrën në sfidën ndaj Romës në “Olimpico”.
“Rei Manaj është lënë jashtë për shkak të thyerjes së disiplinës. Nuk dua të diskutoj këtu gjërat që ndodhin në dhomat e zhveshjes, por kanë ndodhur gjëra që nuk duhej të ndodhnin. Preferoj më mirë të grumbulloj një lojtar të të rinjve, në krahasim me Manajn që nuk di të sillet. Kush pëlqen parimet e këtij grupi është i mirëseardhur, kush nuk e bën këtë veprohet edhe kështu”, tha trajneri i Pescarës, Massimo Oddo.
Kjo nuk është hera e parë për Manajn që bënë sjellje të gabuara pasi më përpara është përplasur dhe me trajnerin e kombëtares shqiptare Gianni De Biasi.
Diskutime rreth kësaj post