Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e ndodhur në fshatin Guri i Zi, pasditen e së shtunës.
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin e shtetasit Altin Hazizi, 21 vjeç. Pas marrjes dijeni se në vendin e quajtur “Ara e Xhemës”, shtetasi Gazment Sllami, 19 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, është vrarë me armë gjahu, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë.
Në vendngjarje, grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë arme gjahu dhe 5 telefona celularë.
Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Altin Hazizi, ta ketë vrarë nga pakujdesia, pasi kishin dalë të dy për gjueti.
Diskutime rreth kësaj post