Demokratët janë të bindur se viti i ardhshëm zgjedhor duhet të nisë me protesta dhe se deri në zgjedhje ato nuk duhet të ndalen. Kjo sipas tyre është mënyra e vetme për t’iu imponuar kreut të qeverisë Edi Rama.
Fillimi i vitit të ardhshëm periudhë kjo që përkon me muajt e fundit para zgjedhjeve parlamentare do ta gjejë opozitën në protesta pa kthim.
Ky fakt konfirmohet nga numri dy në Partinë Demokratike, Edi Paloka, i cili thotë se përballja me këtë qeveri do të jetë e ashpër dhe pa kthim ndërsa ende nuk është vendosur se si do ta kujtojë PD 8 dhjetorin.
Për këtë datë Paloka kishte edhe një mesazh për kryeministrin Rama.
Po a ka në plan opozita të bojkotojë parlamentin, kjo ide sipas Palokës po përforcohet çdo ditë por janë strukturat që do të vendosin.
Nga ana tjetër Paloka i konsideron përjashtimet e deputetëve të opozitës skenar të Kryeministrit për të mbyllur gojën, skenar ky i cili sipas kreut të grupit të PD nuk ka për të funksionuar.
Paloka përsërit ftesën e kryetarit Basha për t’iu bashkuar Partisë Demokratike të kujtdo që jep ide për zgjidhje të problemeve. Gjithçka bëhet në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe qeverisjes demokrate.
Nga Janari, opozita do të jetë në rrugën e protestave pa kthim. Këtë e konfirmon kreu i grupit të PD Edi Paloka, i cili thotë gjithashtu se opozita është fokusuar në aksionin e saj në dy drejtime, së pari në hapjen e partisë duke ftuar këdo që ti bashkohet PD duke ofruar ide për zgjidhje të problemeve e së dyti protestat pa kthim përballë qeverisë së majtë.
Diskutime rreth kësaj post