Funksionimi i koalicionit PS-LSI dhe a do të jetë Ilir Meta një kandidat potencial për president të vendit.
Këto janë dy prej pyetjeve që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati iu përgjigjet mes të tjerash në një intervistë për Mapon.
“Mendoj se koalicioni po funksionon normalisht dhe qeveria është në krye të detyrës, për të vijuar rrugën e reformave. LSI-ja është në koalicion me PS, PDIU dhe forca të tjera dhe jemi ende në kohë për të paraqitur para qytetarëve platformën apo propozimin e ri për 2017-ën,” tha Bushati.
I pyetur nëse Ilir Meta është një kandidat për president, Bushati thotë:
“E para, kjo është një çështje që fillimisht besoj se do të trajtohet në tryezën e koalicionit e më pas do të transferohet në sallën e Parlamentit, siç e përcakton Kushtetuta. E dyta, ka një praktikë që është ndjekur edhe në vitet e kaluara, por jemi edhe në një kontekst të ri ku ndryshimet kushtetuese që u miratuan me konsensus në korrik të këtij viti, e kanë retushuar disi figurën e Presidentit të Republikës, sidomos në raport me rolin e rij përkundrejt pushtetit gjyqësor.
E kam thënë edhe në raste të tjera që është ende herët për të folur për përshtatshmërinë e kandidatëve të ndryshëm apo për të folur për kandidatë në vetvete, sepse fillimisht do të duhet përmes këtij procesi të skicohet një profil e më pas nga profili të shkohet te emri dhe besoj se ky proces do të zhvillohet me mirëkuptim, fillimisht brenda mazhorancës”.
Diskutime rreth kësaj post