Drejtori i televizionit “A1 News”, Neritan Gjojdeshi do të përballet me drejtësinë për akuzën e mashtrimit.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se drejtori i “A1 News” është kallëzuar nga gazetarja Anxhela Devole, e cila pretendon se nuk është paguar për muajt Gusht e Shtator të vitit 2016, periudhë kur ka punuar si gazetare në televizionin që drejtohej nga Gjojdeshi.
42-vjeçari Neritan Gjojdeshi akuzohet për mashtrim dhe rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet.
Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë i referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.Gj, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post