Buxhetin e vitit 2017, LIBRA e ka hedhur për votim online për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ata ndodhen. Sipas një njoftimi në faqen e lëvizjes, thuhet se në bazë të rezultatit të votimit online, deputetët Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi do të votojnë pro ose kundra Buxhetit të vitit 2017 në seancë parlamentare.
Njoftimi i plotë
Lista e Barabartë (LIBRA) në faqen e saj libra.al hedh në votim online për të gjithë qytetarët Buxhetin e vitit 2017 (nga e premte 25 nëntor, ora 10:00 am deri të enjten 01 dhjetor, ora 12:00 pm). Në këtë votim janë të ftuar të shprehin vullnetin e tyre jo vetëm anëtarët e LIBRA-s, por të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë brenda dhe jashtë saj. Vullneti i qytetarëve do ta pasqyrohet në Parlament nga deputetët e LIBRA-s, Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi seancën parlamentare kur të diskutohet Buxheti 2017.
Duke qenë se Buxheti 2017 ka një rëndësi të madhe në funksionimin e shtetit, pasi ka ndikim jetik në jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar, duke filluar që nga qytetarët e thjeshtë e deri tek sipërmarrësit më të mëdhenj të vendit, LIBRA hedh në votim të hapur online për të gjithë, nëse përfaqësuesit në Parlament të kësaj force politike duhet ta miratojnë apo jo projektbuxhetin 2017.
LIBRA beson se çështje të rëndësishme që shqyrtohen nga ekzekutivi vendimmarrës dhe legjislativ, duhet t’i bëhen transparente qytetarëve shqiptarë kudo që ata ndodhen, dhe mbi të gjitha të mundësohet që qytetarët të shprehin qëndrimin e tyre në lidhje me to.
http://libra.al/index.php/
Diskutime rreth kësaj post