Afrimi i fundit të vitit rikthen diskutimet nëse do të ketë apo jo shpërblim për administratën dhe pensionistët, një praktikë kjo e ndjekur vitet e fundit.
Zyrtarisht, qeveria ende nuk ka marrë një vendim për akordimin e fondit të posaçëm për këtë qëllim. Praktika e shpërblimit të administratës dhe të pensionistëve ka qenë një praktikë e përvitshme e qeverisë, raporton Scan.
Fillimisht ka qenë paga e 13-të që i shpërndahej administratës por që më pas u zëvendësua me dhënien e një shpërblimi, masa e të cilit lihej në vullnetin e Këshillit të Ministrave.
Praktika e shpërblimit masiv të administratës dhe pensionistëve u zbatua deri në vitin 2013, por më pas do të kategorizohej me argumentin e vështirësive financiare me të cilat përballej arka e shtetit.
Vitet e fundit, praktika e ndjekur ka qenë ajo e dhënies së shpërblimeve për kategori të ndryshme të administratës dhe pensionistëve. Pavarësisht deklarimeve publike për vështirësitë financiare me të cilat përballej arka e shtetit, qeveria ia ka dalë të sigurojë një fond të posaçëm për shpërblimet e fundvitit.
Muajt e fundit qeveria deklaron se situata e të ardhurave në buxhet është përmirësuar. Por tashmë mbetet për t’u parë nëse ky përmirësim i deklaruar i situatës së arkës së shtetit, do të reflektohet edhe në përmirësimin e masës së shpërblimit dhe zgjerimin e kategorive përfituese të tij.
Diskutime rreth kësaj post