Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”, për Denis Shmillin, i akuzuar për ngacmim seksual të fëmijëve të tij.
Dyshohet se personi në fjalë ka luftuar në Siri me ISIS, por tashmë do të hetohet për pedofili dhe dhunë ndaj të miturve. Denis Shmilli është një kontigjent i njohur për policinë i arrestuar se fundmi për vepra të turpshme me dy fëmijët e tij të mitur dhe dhunë në familje. 32-vjeçari është në listën e shtetasve shqiptarë të kthyer nga luftimet në Siri ku ka dyshime se ka qëndruar gati 4 muaj.
Katër vjet më parë ai u arrestua nga anti-terrori pasi gjatë një kontrolli ju gjet lëndë plasëse me telekomandë në banesën ku ai jetonte me qira. Në atë kohë ai u shpall fajtor duke u dënuar nga Gjykata me katër muaj burgim për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake. Gjatë gjykimit u provua se autoritetet ishin njoftuar për municionin e montuar në kasën e derës nga bashkëshortja e tij, e cila për shkak të frikës u largua përkohësisht nga Shqipëria.
I mbajtur nën vëzhgim gjatë këtyre viteve për shkak të prirjeve radikale, kallëzimi i ish-bashkëshortes së tij i ka lënë pa koment autoritetet dhe për këtë arsye është marrë nga psikologët dëshmia e dy fëmijëve të çiftit të divorcuar, njëri 6 vjeç dhe tjetri 7 vjeç. Të dy fëmijët kanë rrëfyer se babai kishte kryer veprime të turpshme gjatë takimit me ta. Ndërkohë që është administruar nga policia edhe një kërcënim përmes Skype në të cilin Denis Shmilli i thotë ish-bashkëshortes do të vras do të zhduk vetëm mos ardhsh në Shqipëri.
Pasi është urdhëruar arrestimi i babait abuzues, policia ka referuar një kërkesë padi për urdhër-mbrojtjeje, ndërkohë që hetimet ndaj tij po zhvillohen për vepra të turpshme, ngacmim seksual dhe dhunë në familje.
Diskutime rreth kësaj post