Të paktën 35 persona kanë mbetur të vdekur dhe një duzinë të plagosur pas një aksidenti me tren në veri të Iranit.
Mjeti hekurudhor me 4 vagonë doli nga shinat dhe dy prej tyre morën flakë, në momentin kur një tjetër tren goditi atë të përfshirë në incident.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së premtes, rreth 250 km në lindje të kryeqytetit Teheran, mes temperaturave të ulëta nën zero gradë Celsius.
Përpjekjet për shpëtimin e personave kanë ndeshur në vështirësi për shkak të terrenit malor të vendngjarjes. Presidenti Hassan Rouhani urdhëroi një hetim të menjëhershëm për shkakun e përplasjes.
Aksidenti ndodhi në provincën veriore të Semnanit, në udhëkryqin kryesor mes Teheranit dhe Mashhadit në verilindje të vendit.
Guvernatori i shtetit, Mohammad Reza Khabbaz tha se një difekt mekanik i shkaktuar prej të ftohtit ekstrem mund të ketë detyruar trenin e shpejtësisë së lartë të ndalet mes stacioneve.
Kreu i “Gjysmëhënës së Kuqe” të provincës në fjalë, Hassan Shokrollahi tha se “për shkak të terrenit të vështirë, vetëm helikopterët kanë mundur të shkojnë deri në vendngjarje”.
Më shumë se 70 persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë që numri i viktimave pritet të rritet, sipas asaj që thonë zyrtarët iranianë
Diskutime rreth kësaj post