Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook, iu drejtuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke shkruar: “Lulzim, mos kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë, po lexo rekomandimin e qartë të BE-së dhe zhblloko Vetingun!”
Ky është reagimi i parë i kryeministrit pas deklarimeve që beri dje në Tiranë deputeti gjerman Krichbaum, i cili tha se Bundestagu do të kërkonte që të mos hapeshin bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Lulzim Basha nuk e bëri publik takimin e tij të djeshëm me Gunther Krichbaum, por fotografia miqësore nuk lë vend për shumë hamendësime. Kushtet e opozitës për hapjen e negociatave ishin pjesë e deklaratës së zotit Krichbaum, një qëndrim që kreu i opozitës e barazoi me atë të Bundestagut.
Sipas Lulzim Bashës, nga konferenca e tij doli një lajm i mirë dhe një lajm i keq. Lajmi i keq është “qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë”, ndërsa lajmi i mirë është se “Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
Lulzim Basha thotë se, “tani është koha të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme, për të marrë vendimet e duhura që u shërbejnë shqiptarëve dhe jo për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe partnerëve tanë”.
Diskutime rreth kësaj post