Parku Kombëtar i Divjakës, përditë e më shumë vizitohet nga turistë të huaj që tashmë janë bërë kuriozë për faunën dhe florën që rriten në këtë park dhe këto ditë pragdimri, fluturakët janë shtuar shumë, duke e kthyer lagunën në një skenë mjaftë spetakolare.
Natyra e bukur dhe plot befasi, është një intrigë më vete për vizitorin.
Sapo futesh në pyllin me pisha të dendura, ndeshesh me specie të veçanta zogjsh ujorë me ngjyra dhe forma të veçanta.
Por, ata që quhen edhe “Mbretërit” e lagunës së këtij Parku, janë Pelikanët Kaçurrele, një specie e rrallë në Ballkan dhe në botë, por në vjeshtë atyre u shtohen dhe Flamingot kërcimtare.
Ato i sheh në shfaqen e tyre sidomos në mëngjes herët dhe para perëndimit të diellit.
Një bukuri e veçantë është edhe natyra me pisha të buta dhe hartinjë (siç u thonë vendasit) pishave të larta që shërbejnë për pjalmëzimin e atyre të butave që lidhin boçe.
Godullat dhe strugat, nuk të tërheqin vetëm me peisazhin, por edhe me specie që ushqehen në ujrat e tyre, bajza, çafka, shapka, rosat e egra..e plot specie të tjera.
Tashmë në Divjakë ka marre prioritet dhe po zhvillohet turizmi i vëzhgimit të natyrës dhe shpendëve.
Administrata e Zonave të Mbrojtura e këtij parku, po bën një punë mjaft produktive për thithjen e turisteve të huaj dhe vendas.
Ata kanë përgatitur tashmë një staf me specalistë që e njohin zonën, natyrën dhe faunën, gjë që u shërben për të udhëhequr vizitorët dhe ndihmojnë me informacione turistët e huaj.
Prania e punonjësve të kësaj administrate, bën që turistët jo vetëm të njihen me peisazhet e bukura, por edhe të njohin e të informohen për vlerat e rralla të zonave të mbrojtura.
Çdo ditë këtë park e vizitojnë turiste nga vende të ndryshme të Europës dhe botës.
Sipas administratorëve të parkut, këtë vit e kanë vizituar rreth 3000 turiste të ardhur nga Europa dhe vende të ndryshme të botës.
Laguna është një vend i mbrojtur dhe i ngrohtë dhe në dimër strehohen mjaftë shpend migratore ku dhe folezojnë aty.
Diskutime rreth kësaj post