Ashtu si çdo të enjte, seanca parlamentare ka qenë e ndezur dhe plot tensione.
Sharje dhe fyerje nga më të ndyrat janë dëgjuar teksa nuk janë kursyer edhe me kërcënime.
Deputeti Sali Berisha ka përmendur dje emrin e ministrit Ditmir Bushati si ministri që u përfol disa muaj më parë për një video porno me një tranvestit.
Ai gjithashtu i ka quajtur deputetët e PS-së si “racë e neveritshme”.
I vetmi që reagoi nga të majtët ishte Taulant Balla, i cili, pasi protestoi për fjalorin fyes, iu drejtua Berishës duke e quajtur si “plakaruq”.
Por menjëherë ka ndërhyrë deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, i cili ka dalë në mbrojte të ish-kryeministrit, duke i kërkuar Ballës të mbajë gojën dhe duke e quajtur atë si “legen”.
Balla vazhdoi replikën me Berishën, por Dogjani ka ndërhyrë sërish duke e quajtur socialistin “si pederast” dhe “legen”.
Balla e ka quajtur Dogjanin si “deputet të trafikuar” dhe si “zero”.
Demokrati tentoi t’i afrohej për t’u përleshur fizikisht.
Arben Ahmetaj: Si flet ashtu për gratë?!
Sali Berisha: Po, ndrikulla! Kur të kap mafia, quhesh ndrikull! Ju jeni mafia e plehrave! Për të gjitha, taksën e merr Edi Rama me çakallin e tij të pafytyrë…
Taulant Balla: Hajde në Komision hajde. Hajde të presin në Komisionin Hetimor.
Sali Berisha: Çfarë bëni tjetër ju. Regjistrimet tregojnë 19 mijë qytetarë, të cilët u shpallën se u janë bëra analizat, “check-up”, ishin të vdekur. 19 mijë të vdekur në regjistrat e ndrikullës vampire, që me kushërirën vampirë pinë gjakun e të sëmurëve shqiptarë. 150 mijë të tjerë s’kanë bërë kurrë “check-up”…
Taulant Balla: O zoti Spaho, i mbaroi koha…
Sali Berisha: Edi Rama e çon ministrin e Jashtëm në Brazil dhe shtypi i botës thotë se shkoi në bordello burrash, dhe nuk e përgënjeshtron e nuk e hedh në gjyq… Po për cilin ministër është thënë kjo? Jua tha opozita këtë? Jua tha bota more…
Taulant Balla: Po çfarë botë more…?!
Sali Berisha: E keni shkrimin që është qarkulluar në çdo kancelari të botës kudo që shkon. Nuk e shkruan dot opozita një shkrim të tillë. Absolutisht ia kanë shkruar ata që e kanë fotografuar, ata që e kanë faktuar. Po pse nuk del ta hedhë në gjyq autorin ky (Bushati)? Apo ia nxjerr fotot dhe videon pastaj? Çdonjëri, kudo që të ndodhë, ka të drejtë të hapë gjyqe. Edhe Brazili ka një sistem gjyqësor të jashtëzakonshëm. Kanë kryqëzuar presidentin ata… Ju jeni racë e veçantë, racë e neveritshme…
Taulant Balla: Kujt i thua ti racë e neveritshme?!! Ooooooo….
Sali Berisha: Njeriu që e shndërroi Shqipërinë në aerodrome ilegale, njeriu që vuri në dispozicion instalimet ushtarake për drogën, qendrën e kontrollit të detit…
Taulant Balla: Hajde plakaruq, ulu aty! Boll më!
Asllan Dogjani: Ç’ke që e shan ore legen…
Taulant Balla: Ik ore ti, kush po të flet ty…
Asllan Dogjani: Qepe gojën ore, pederast muti…
Taulant Balla: Je deputet i trafikuar. Ti je një zero!…
Asllan Dogjani: Qepe gojën se do t’i thyej turinjtë!
Taulant Balla: Kishte një fyerje nga parafolësi për grupin tonë për çështje racash, sepse ky zotëria është mësuar ta ndajë Shqipërinë me raca dhe shqiptarët kanë ditur fare e mirë t’ia japin shuplakat siç i meriton. Pati dhe një fyerje kundrejt ministrit të Jashtëm, je komplet paburrë që të fyesh një ministër të Jashtëm. Unë do ta quaja më të mirin që ka pasur Shqipëria në 25 vjet.
Diskutime rreth kësaj post