Mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës duket sikur ka nisur një betejë publike për të gjetur fajtorin që pengon integrimin europian.
Kur një fermer iu ankua kryeministrit se i kanë marrë tokën, përgjigja e Edi Ramës ishte një akuze për sistemin gjyqësor dhe opozitën.
“Në 25 vjet jo nuk u bë shtet, por u bë një rrumpallë e paimagjinueshme dhe Gjykatat që janë shtylla kryesore e shtetit u kthyen në pazare ku e drejta shitet dhe blihet. Dhe sot e gjithë ditën ne jemi në kushtet kur na kanë ngritur barrikadën atje PD bashkë me gjykatësit, që nuk duan të dorezohen dhe duan ta pengojnë reformën në drejtësi”, tha Rama.
Por kryeministri nuk e la me kaq, çoi deri në fund akuzën e bashkëpunimit mes gjyqtarëve dhe opozitës.
“Dhe as nuk u hyn fare fare fare në sy se po kështu bllokojnë edhe rrugën e mëtejshme të Integrimit Europian të Shqipërisë. Sepse Europa na e ka bërë shumë të qartë: O pastroni sistemin e drejtesisë nga të korruptuarit, o ne nuk kemi pse të ulemi në tavolinë e të bëjmë negociata me ju. Dhe kanë shumë të drejtë”, shtoi Rama.
Por Lulzim Basha e cilëson si demagogji këtë mënyrë të shpjegimit nga kryeministri.
“Edi Rama ka braktisur popullin, vendin dhe të vërtetën. Ka braktisur të vërtetën”, tha Basha.
E verteta sipas Bashës është bashkëqeverisja e Ramës me krimin dhe me korrupsionin ajo që është pengesa kryesore e integrimit të vendit.
“Bota dhe Europa në veçanti po i bie këmbanave të alarmit për drogën për krimin për drogën për gjendjen e vendit dhe ky fajin thotë e ka opozita. Ky realitet që shqiptarët po e përjetojnë çdo ditë po vë në rrezik integrimin europian të vendit”, shtoi Basha.
Diskutime rreth kësaj post