Para se të takohej me Lulzim Bashën në një darkë pune, deputeti gjerman Gunther Krischbaum zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama, në cilësinë e kreut të Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag.
Burime për Top Channel thanë se takimi është bërë me kërkesë të Krichbaum. Të njëjtat burime thonë se që në fillim të takimit, deputeti gjerman është shprehur qartë se qëndrimi i tij ishte personal, nuk i përket CDU/CSU-së, as grupit parlamentar dhe as kancelares Angela Merkel.
Sipas burimeve nga Kryeministria, Kryeministri Edi Rama e ka pritur Krischbaum në këtë takim personal si një vlerësim për mbështetjen që ky i fundit ka dhënë dhe jep për reformën në drejtësi.
Në fund të takimit, mësohet se Rama i ka kërkuar me humor deputetit gjerman që të “mos përfshijë Shqipërinë në fushatën elektorale në Gjermani, ku në pranverë mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe të mos përfshinte as Partinë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post