Vijojnë të jenë pa adresë dhe të mos gjenden dy dëshmitarët në procesin ndaj ish-imamit të Leshnicës, Almir Daci duke u bërë shkak që gjyqi të shtyhet prej pesë muajsh.
Për të sjellë në Gjykatë bashkëshortët Rudina dhe Ali Duka dy komisariate në Tiranë ia kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës. Ata duhet të rrëfehen se si Almir Daci ju rekrutoi një familjar duke e dërguar në luftime në Siri.
Në një seancë të mëparshme Komisariati Nr. 2 iu përgjigj Gjykatës së Krimeve të Rënda se dëshmitaret kanë shitur shtëpinë dhe nuk jetojnë më në këtë zonë. Sipas kësaj shkrese të lexuar në Gjykate policia kishte informacione se çifti jeton në një zonë për të cilën është kompetent Komisariati Nr.3.
Por në seancën e radhës edhe Komisariati Nr. 3 iu përgjigj Gjykatës duke argumentuar se dëshmitaret nuk u gjetën në zonën që mbulohet prej tyre dhe se zona për të cilën mendohet se ata janë i përket Komisariati Nr. 2.
Në këto rrethana pingpongu, prokurorja e çështjes ka ndërhyrë duke i kërkuar kohë Gjykatës në dispozicion me arsyetimin se dëshmitarët do gjenden nga Prokuroria.
Almir Daci i njohur si Ebul Beliksa është në gjykim në mungesë për çështje terrorizmi ndërsa ka dyshime se ai është vrarë në Siri gjatë luftimeve përkrah ISIS.
Për shkak se nuk ekziston një certifikate vdekjeje për të gjykimi nuk mund të pushohet.
Diskutime rreth kësaj post