Me rastin e ditës së falënderimeve, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka falënderuar SHBA-të, për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës.
Ndër të tjera, Mustafa, përmes një postimi ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin për bashkëpunim me SHBA-të.
Më poshtë është postimi i plotë i tij.
“Me rastin e Ditës së Falënderimeve, Republika e Kosovës dhe populli i saj i janë pafundësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen e pazëvendësueshme dhënë për dekada të tëra.
Në këtë festë të rëndësishme për popullin amerikan, shprehim falënderimet tona dhe përkushtimin për thellimin e miqësisë, bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik. God bless the United States of America!” shkruan Mustafa.
Diskutime rreth kësaj post