Koordinatori i Zyrës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit të Qeverisë së Kosovës, Petrit Selimi, i ka reaguar zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova, në Twitter, duke i thënë se, bazuar në të gjitha dëshmitë, Kosova është më demokratike se Rusia.
Selimi, po ashtu iu kundërpërgjigj Zakhoarovas, duke i thënë se Kosova është më pak kriminale, më pak e korruptuar dhe më e sigurt se Rusia.
Marija Zakharova, në llogarinë e Ministrisë së Jashtme ruse në Twitter, shkroi dy statuse që i adresohen Kosovës.
Ne statusin e parë shkruan: “Përpjekjet flagrante të autoriteteve shqiptare të Kosovës për konfiskimin e pronës serbe në Kosovë janë çështje e një shqetësimi të madh”.
E në të dytin: “Mungesa e ligjit dhe rendit, kriza e brendshme politike, emigrimi, të gjitha tregojnë se ‘shtetësia’ e Kosovës nuk është e mundshme”.
Ky është statusi i plotë i Selimit: “Vërtet shakaxhi? Kosova, bazuar në të gjitha dëshmitë, është më e sigurt, më pak e korruptuar, më pak kriminale, më demokratike se që Rusia ka qenë ndonjëherë.”
Diskutime rreth kësaj post