Zbardhen detaje të tjera nga tentativa e vetëvrasjes së një vajzë 14-vjeçare në Tiranë. Vajza adoleshente u hodh nga kati i tretë i banesës, por fatmirësisht shpëtoi.
Ajo banon në një pallat pranë Ish-Shkollës së Bashkuar. “Panorama” mëson edhe motivet e kësaj ngjarjeje dhe si u shpëtua nga dy punëtorë të bashkisë.
Sipas burimeve, K.B. ishte jetime, pasi babai ishte ndarë nga jeta kohë më parë. Po kështu, ajo rrezikon të humbasë edhe nënën, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.
Prej kohësh vajza ishte mbyllur në shtëpi. Ditën e sotme tentoi të vetëvritej, mirëpo dy punëtorë të bashkisë të gjendur aty e kanë pritur. Ajo madje është grindur me ta.
“Pse nuk më latë të vdisja”, mësohet t’u ketë thënë vajza punëtorëve të bashkisë.
Diskutime rreth kësaj post