Në qëndrimin e parlamentit gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Lulzim Basha sheh dy lajme, një të mirë dhe një të keq.
“Qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë është një lajm i keq për të gjithë ne. Lajmi i mirë është se Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sikurse u ripohua sot”, shkruan kreu i Partisë Demokratike në Facebook.
Por për hapjen e këtyre negociatave kërkohen reforma, për të cilët Basha thotë se koha për realizimin e tyre është tani.
“Tani është koha të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme dhe marrë vendimet e duhura që u shërbejnë shqiptarëve dhe jo për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe partnerëve tanë”, vijon ai.
Veç reformave, Basha thotë se është koha edhe për reflektim.
“Është koha që të gjjthë ne që duam ndryshimin e vërtetë të bëhemi bashkë për të luftuar korrupsionin, krimin, drogën dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, mbyll reagimin e tij kreu i PD.
Diskutime rreth kësaj post