Para shpërthimit të krizës siriane dhe asaj ukrainase, rrezja e veprimit të raketave ruse të vendosura në Kaliningrad ishte modeste, por me përshkallëzimin e tensioneve me Perëndimin, kjo rreze është zgjeruar dhe tashmë përfshin thuajse të gjithë Kontinentin e Vjetër.
Bëhet fjalë për përforcimet ushtarake që Moska ka kryer në eksklavën e vet në Detin Balltik, ku ndër të tjera, vendet balltike deklarojnë se janë vendosur edhe mbushje bërthamore.
Washington Post ka publikuar disa harta që tregojnë shumëllojshmërinë e raketave ruse të stacionuara në rajon dhe rrezen e tyre të veprimit.
Raketat S-400 tokë-ajër. Kapin shpejtësi më të madhe se zëri dhe përdoren kryesisht për mbrojtje. Rrezja e veprimit rreth 300 kilometra.
Raketat Kalibr; janë të vendosura në dy frigata që Moska zhvendosi në Kaliningrad në muajin tetor. Kanë një rreze veprimi deri në 1600 kilometra dhe aftësinë që të mbartin mbushje bërthamore.
Iskander-M. Janë bateri raketore të lëvizshme, të vështira për t’u lokalizuar dhe një saktësi marramendëse. Janë në gjendje të mbartin mbushje bërthamore dhe godasin në një rreze deri në 420 kilometra.
Diskutime rreth kësaj post