Dyshohet se ka luftuar në Siri me ISIS, por tashmë do të hetohet për pedofili dhe dhunë ndaj të miturve. Një 32-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dy fëmijët e tij dhe mund të përballet me akuza të rënda nga prokuroria.
Ky është Denis Shmilli një kontigjent i njohur për policinë i arrestuar se fundmi për vepra të turpshme me dy fëmijët e tij të mitur dhe dhunë në familje. 32-vjeçari është në listën e shtetasve shqiptarë të kthyer nga luftimet në Siri ku ka dyshime se ka qëndruar gati 4 muaj.
Katër vjet më parë ai u arrestua nga anti-terrori pasi gjatë një kontrolli ju gjet lëndë plasëse me telekomandë në banesën ku ai jetonte me qera.
Në atë kohë ai u shpall fajtor duke u dënuar nga Gjykata me katër muaj burgim për prodhim dhe mbajtje të armeve luftarake. Gjatë gjykimit u provua se autoritetet ishin njoftuar për municionin e montuar në kasën e derës nga bashkëshortja e tij, e cila për shkak të frikës u largua përkohësisht nga Shqipëria.
I mbajtur nën vëzhgim gjatë këtyre viteve për shkak të prirjeve radikale , kallëzimi i ish-bashkëshortes së tij i ka lënë pa koment autoritetet dhe për këtë arsye është marrë nga psikologët dëshmia e dy fëmijëve të çiftit të divorcuar, njëri 6 vjeç dhe tjetri 7 vjeç.
Të dy fëmijët kanë rrëfyer se babai kishte kryer veprime të turpshme gjatë takimit me ta. Ndërkohë që është administruar nga policia edhe një kërcënim përmes Skype në të cilin Denis Shmilli i thotë ish-bashkëshortes do të vras do të zhduk vetëm mos ardhsh në Shqipëri.
Pasi është urdhëruar arrestimi i babait abuzues, policia ka referuar një kërkesë padi për urdhër-mbrojtjeje, ndërkohë që hetimet ndaj tij po zhvillohen për vepra të turpshme, ngacmim seksual dhe dhunë në familje.
Diskutime rreth kësaj post