Intervista e kryeministrit shqiptar Edi Rama për televizionin grek “Skai” ka ngjallur dhe reagimin e politikës greke.
Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias reagoi për çështjen e Himarës. “Pala shqiptare – tha ai – vazhdon të ndjekë praktikën e regjimit të Enver Hoxhës në zonat minoritare”.
“Zonës së Himarës, ku jeton tradicionalisht një popullsi me origjine greke nuk i njihen të drejta minoritare”, tha Kotzias. Deklaratat erdhën pas debati me disa deputetë të partisë kryesore të opozitës greke Demokracia e Re.
Kreu i kësaj partie Qiriakos Micotaqis shfrytëzoi deklaratat e Edi Ramës për të sulmuar qeverinë e Aleksis Ciprasit, për politikën e saj të dobët në rajon dhe më gjerë.
Për deklaratat e Ramës, më herët, kreu i Departamentit për Çështjet e jashtme në Demokracinë e Re, Jorgos Kumucakos, propozoi ngritjen e një Këshilli për Politikën e Jashtme, për t’u krijuar një strategji unike për marrëdhëniet Greqi-Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post