“Kështu është shoqëria. Ne në thelb të gjithë ne ja fusim njeri-tjetrit dhe nuk e kuptojmë sesa halle të tjera shkaktojmë duke e zgjidhur në mënyrë amatoreske”.
Kështu është shprehur ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ka ishigjetuar sistemin e drejtësisë në takimin e zhvilluar me të dënuarir në Durrës.
Ndërsa ka folur për për amatorizëm, ministri iu referua edhe një legjende urbane.
“Më kujton atë historinë dikur se kur zbriti dikush nga Malësia se donte të hiqte dhëmbin dhe shkoi tek këpucari, se ai ishte dentisti i kohës. Pse kështu do vazhdojmë ne? Me këtë histori?”, tha Manjani.
Diskutime rreth kësaj post