Manushaqe Shehu, e para grua në Ballkan që u bë Gjenerale, thotë se ia ka borxh karrierën e saj mbështetjes së familjes, ndërsa thekson se është udhëhequr përherë nga një moto e heroit amerikan të luftës.
Nga Fatjona Mejdini
Manushaqe Shehu u bë gjenerale e forcave të armatosura të Shqipërisë më 16 nëntor.
Emërimi i saj ishte një rast për herë të parë në Shqipëri dhe Ballkan. Në moshën 51-vjeçare, ish-kolonelja është e para grua që arrin këto rangje në ekzistencën 104 vjeçare të shtetit të pavarur shqiptar.
Shqipëria ndërkohë ka fituar njohje duke u bërë i pari vend në Ballkan që ngre një grua në gradën e Gjeneralit.
Ajo iu bashkua ushtrisë shqiptare 32 vite më parë, kur ishte 19 vjeçe duke ndjekur gjurmët e anëtarëve të tjerë të familjes, siç i tha ajo BIRN në një intervistë.
“Vij nga një familje ushtarake. Babai, xhaxhai dhe dy vëllezërit e mi ishin pjesë e ushtrisë,” tha ajo.
Gjeneralja Shehu i tha BIRN se ajo i mbijetoi jetës së vështirë si grua në një garnizonin ushtarak me vullnet të fortë dhe krenarinë që i vinte si pjesë e aktiviteteve të rëndësishme ushtarake.
Megjithatë, ajo thotë se gjatë karrierës së saj të gjatë në ushtri ajo u përball me momente të vështira ku nevojitej jo vetëm fizik i fortë por edhe shumë rezerva mendore.
“Ka pasur shumë çaste të vështira në punën time. Më kujtohet një herë kur mu desh të marshoja 24 orë në shi me 40 kilogramë pajisje,” kujton ajo.
“Një nga situatat më kritike ishte në fshatin Pjeçë në vitin 1988. Ne shkuam atje me tenda por për shkak të një stuhie dëbore, ngecëm atje për një muaj,” shtoi ajo.
Shqipëria u bë anëtare e aleancës së NATO-s në 2009 dhe që atëherë ushtria shqiptare ka mbështetur vazhdimisht misionet e aleancës me trupat dhe shërbimet e tjera.
Në linjë me standardet e NATO-s, vendi nuk ka më një ushtri të shumtë në numër, por një personel ushtarak profesional prej 8500 vetësh, ku rreth 14 për qind janë gra.
Nënë e dy fëmijëve, Shehu thotë se mbështetja e familjes së saj ka qenë kritike në suksesin e karrierës së saj.
“Dy fëmijët e mi dhe bashkëshorti më kanë dhënë frymëzim për të shkuar më parë në karrierë. Pa ndihmën e tyre, nuk do të isha kurrë këtu ku jam,” tha ajo.
Megjithatë, ndonjëherë jeta e pasur ushtarake ka një çmim. Gjenerale Shehu pranon se ajo nuk ka qenë gjithnjë e pranishme te fëmijët kur ata kishin nevojë për të, për shkak të angazhimeve të saj në punë.
“Si nënë, çaste të vështira ka pasur shumë, më tepër kur fëmijët e mi kishin nevojë për mua dhe unë nuk mundesha t’i isha pranë,” tha Shehu.
Ajo gjithashtu pranon se donte të bëhej gjenerale që nga momenti kur u bë oficere.
Megjithatë, ajo filloi ta besonte këtë ëndërr vetëm në vitin 2010, kur u ngrit në rankun e koloneles, pas përfundimit të studimeve master në sigurinë kombëtare.
Ajo beson se shanset e saj për të shkuar më lart në shkallën e gradës Gjenerale u përmirësuan sërish kur Shqipëria bëri Mimi Kodhelin të paren Ministre Mbrojtëse në vitin 2013.
“Kisha një mundësi të madhe që nga çasti kur Mimi Kodheli u caktua ministre, megjithëse pasi u bëra kolonele kisha filluar tashmë ta besoja se mund të ecja përpara në karrierën ushtarake,” tha ajo.
Në jetë dhe në punë, ajo mbetet e udhëzuara nga fjalët e një tjetër gjeneral i famshëm, heroi i Luftës së Dytë Botërore të Amerikës dhe presidenti Ajzenhauer, i cili kishte si moto: “Planet janë asgjë; planifikimi është gjithçka”.
BIRN
Diskutime rreth kësaj post