Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruairi O’Connell i ka kthyer përgjigje Ministres së Drejtësisë rreth kërkesës së saj që policia britanike “Scotland Yard” të përfshihet në rastin Dehari për të kryer hetime. Gazeta Express ka siguruar të plotë letrën ku diplomati britanik shpjegon se përfshirja e policisë së vendit të tij në këtë rast është e papërshtatshme. Ndërkohë që, ka këshilluar që rasti të hetohet në bashkëpunim të plotë me EULEX’in.
Në letrën e tij, O’Connel ka shkruare se në këtë fazë është e rëndësishme që strukturat e Kosovës të merren me hetime të këtyre rasteve pavarësisht se sa sensitive janë ato.
“I kuptoj ndjeshmëritë që e rrethojnë vdekjen tragjike të z.Dehari. Secila vdekje në paraburgim, që fatkeqësisht ndodhin kudo në botë, meriton hetim të kujdesshëm. Kjo është më se e vërtetë kur rasti përfshin një të burgosur të profilit të lartë dhe një aktivist politik. Mendoj se është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të kryjenë secilin hetim dhe rishqyrtim në mënyrë të plotë dhe të paanshme, duke sjellë transparencë për familjen dhe publikun. Dua t’ju inkurajojë që të punoni ngushtë me EULEX’in, involvimi i të cilit mund të sjellë një shkallë sigurie se rasti po trajtohet profesionalisht” ka shkruar O’Connell.
Më pas Ambasadori Britanik, ka shkruar se ky rast demonstron nevojën për reforma urgjente në sundimin e ligjit për ta kthyer besimin e publikut në sistem ndërkohë që ka theksuar se vlerëson përpjekjet që po bëhen për reforma.
“Shpresoj se njerëzit do ta vlerësojnë rastin në bazë të fakteve të nxjerra nga hetimet dhe që autoritetet e Kosovës konkluzionet që dalin nga hetimet për të parandaluar ndonjë tragjedi të ngjashme” ka shkruar O’Connell.
Diskutime rreth kësaj post