Policia e Fierit gjatë një aksion antidrogë ka bërë të mundur sekuestrimin e një lëndë të caktuar kanabis sativa dhe arrestimin e katër personave.
Po ashtu, janë sekuestruar edhe armë dhe municione.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Leonidha Simaku, 58 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjet e sekuestrua:
– 8.687 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
– 5080 fara lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
2.Pëllumb Simaku, 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
3.Nasi Simaku, 72 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtyre shtetasve u gjetën e sekuestruan:
– 310 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva,
– 1 armë automatike (kallashnikov) me dy karikator,
– 1 armë gjahu teke pa leje,
– 1 gjerdan me 23 fishekë arme gjahu.
4.Romario Kita, 23 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Varrezat e Dëshmorëve”, i’u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 3 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet proceduriale për këta shtetas do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjahut dhe sportive”
Diskutime rreth kësaj post