Gjykata Kushtetetuese rrëzoi të martën kërkesën e Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit për ligjin e Vettingut. Kryetari i trupës gjyqësore, Bashkim Dedja tha se nga momenti i marrjes së vendimit e deri tani nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë.
Të pranishëm në seancë jane dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin dhe ambasadori i SHBA-së, Donald Lu.
Ndërkohë séanca po vijon me shqyrtimin në themel të kërkesës së Partisë Demokratike për shfuqizimin e këtij ligji.
Kushtetuesja nis shqyrtimin e kërkesës së PD-së
Nis ne Gjykate Kushtetuese seanca e hapur e shqyrtimit të kërkesës së Partisë Demokratike për shpalljen antikushtetues të ligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si ligji i Vettingut. Gjithashtu, ankimimi i opozitës, i depozituar më 5 tetor, kërkon dhe pezullimin e ligjit, deri në marrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës.
Në séancën e sotme palët e interesuara, PD, Kuvendi dhe Unioni i Gjyqtarëve do të paraqesin argumentet ‘pro’ dhe ‘kundër’ ligjit në fjalë, i miratuar me 30 gusht ne parlament, vetëm me votat e maxhorancës.
Partia Demokratike përfaqësohet ne seance nga deputeti Oerd Bylykbashi dhe ekspertët ligjorë, Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso, ndërsa Kuvendi nga deputetët e maxhorances, Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi dhe Pandeli Majko, kurse Unioni i Gjyqtarëve nga Gerd Hoxha.
I pranishëm në këtë seancë të hapur të Kushtetueses është dhe ambasadori i SHBA-së, Donald Lu.
Në paraqitjen e argumenteve të tij, deputeti socialist Pandeli Majko kërkoi të hiqet masa e pezullimit të ligjit të Vettingut. “Nuk i dimë aresyet përse Gjykata e pezulloi Vettingun. Nuk ka dyshime serioze që ai bie ndesh me Kushtetutën”, tha Majko.
Ndërsa përfaqesuesi i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha u shpreh kunder heqjes se mases se pezullimit të ligjit, pasi me këtë shume gjykatës e prokurorë do te humbisnin punën.
Përfaqësuesi i PD, Gazmend Bardhi, kembenguli se qe “te mos hiqet masa e pezullimit”.
Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e PD-së
Gjykata Kushtetuese shqyrton të martën, ora 10:00, kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen antikushtetues të ligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si ligji i Vettingut. Gjithashtu, ankimimi i opozitës, i depozituar më 5 tetor, kërkon dhe pezullimin e ligjit, deri në marrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës.
Në seancën e sotme pritet që PD, Kuvendi dhe Unioni i Gjyqtareve të paraqesin argumentet ‘pro’ dhe ‘kundër’ ligjit në fjalë, i miratuar me 30 gusht ne parlament, vetëm me votat e maxhorancës.
Megjithatë, nuk pritet të ketë një vendim përfundimtar, para ardhjes se Opinionit të Komisionit të Venecias, të cilit i është drejtuar per marrje mendimi Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit, më 25 tetor vendosi të pezullojë zbatimin e ligjit të Vettingut, duke çuar praktikisht në bllokimin e reformës në drejtësi.
Kjo Gjykatë, iu drejtua me pas Komisionit të Venecias për t’i dhëne një opinion nëse ligji është ose jo në përputhje me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Ligji i Vettingut, i asistuar gjerësisht nga misionet ndërkombëtare të drejtësisë, OPDAT dhe EURALIU-s, konsiderohet si thelbi i gjithë procesit të reformës në drejtësi, pasi synon rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe verifikimin e pasurive të tyre, me qëllim largimin nga sistemi të personave të korruptuar.
Diskutime rreth kësaj post