Fatos Lubonja ka folur sot në nevs 24 lidhur me krahasimi i lëvizjeve të protestës siç është sot Organizata Politike (që qëlloi Ramën me vezë dhe Nikollën me salcë) dhe ish lëvizjes Mjaft në fillim të viteve 2000. Lubonja deklaroi se mes këtyre dy lëvizjeve që në aparencë duket kanë ngjashmëri sepse mbrojnë ide të majta, ka një diferencë të madhe.
“Mjaft” i Velisë u financua nga ambasadat dhe u mbështet nga Rama kundër Fatos Nanos” – tha ai. “Ata ishin një lëvizje e sponsorizuar. Në atë kohë kur erdhi e me takoi Erion Veliaj i kam thënë që ti duhet të krijosh një lëvizje me frymë të re. të mos mbështetesh te ish komunistë të diskredituar. Madje ta fillosh kritikën që nga unë dhe jo të përpiqesh të më bësh aleat. Vetëm kështu mund të ndërtosh diçka të re”.
Por sipas Lubonjës idhtarët e Velisë nuk e luajtën dot këtë rol. Ndërsa Organizata politike është ndryshe. Ata nuk flirtojnë me asnjërën anë të kastës politike dhe janë më pranë shqetësimeve të njerzve tha Lubonja .
Diskutime rreth kësaj post