Dy kryebashkiakë të juglindjes me shumicë kurde në Turqi u arrestuan sot në kuadër të një hetimi për “terrorizëm”, një valë e re arrestimesh të kryera së fundmi që shënjestron të zgjedhurit lokalë prokurdë, raportoi agjencia turke e lajme “Anadoly Agency”.
“Ahmet Türk, kryetar bashkiak i Mardin, një nga qytetet kryesore të pjesës juglindore të vendit, dhe Emin Irmak, kryetar bashkiak i Artuklu bashki e provincës Mardin janë ndaluar në ambjentet e policisë”, njoftoi “Anadoly Agency”.
Kjo valë arrestimesh pason atë të shënuar javën e fundit kundër kryetarit të Bashkisë së Van, Siirt dhe Tunceli-t në juglindje të Turqisë.
Autoritetet turke kanë rritur ndjeshëm javët e fundit pezullimet nga funksioni dhe arrestimet e të zgjedhurve lokalë të akuzuar për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një organizatë e klasifikuar “terroriste” nga ana e Ankarasë, Uashingtonit dhe Brukselit.
Diskutime rreth kësaj post