financohet nga djali i ish kryemnistrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha kishte shkruar për të.
Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Bregu hedh poshtë pretendimet e këtij portali që shkruante. “Majlinda Bregu braktis opozitën, i “bashkohet” mazhorancës”.
Bregu i hedh poshtë këto pretendime të këtij portali, duke shkruar se nuk ka pasur asnjë bojkot nga ana e PD-së dhe deputetëve të saj për të marrë pjesë në dy komisionet e sotme.
Statusi i plotë i Majlinda Bregut.
Une nuk e di se si e ka Syrin,
(Syri. net)!
Sapo dola nga Mbledhjet e sotme te Komisionit te Integrimit dhe gjej nje mesazh qe me fton te lexoj portalin Syri. Net.
Syri paska lajmeruar para pak minutash “Majlinda Bregu, braktis opoziten e i bashkohet maxhorances”!!!
Qe Syri te shohe qarte po sqaroj:
Une dhe koleget e mi te opozites, anetare te Komisionit te Integrimit sapo kemi dale nga dy mbledhjet e sotme: nje per buxhetin dhe nje seance degjimore me Ministrin e Drejtesise.
As ka bojkotur njeri Komisionin, as me kane bojkotuar mua, as ka ndonje vendim bojkoti nga PD.
Gjate seances degjimore me Ministrin Manjani, z.Imami dhe z. Bogdani, anetare te opozites ne komision kane munguar per pak kohe pasi ishin ne nje aktivitet tjeter.
Por me pas i jane ribashkuar mbledhjes.
Tani Syri ta ndaje mendjen.
O te rregulloje shikimin, ose le te vazhdoje me paragjykimin!
Diskutime rreth kësaj post