Klubi i Partizani ka reaguar pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku iI cili tha se klubeve i është ndarë shumë e solidaritet që UEFA ja ka dhënë Federatës për t’ua shpërndarë klubeve.
Përmes një komunikate klubi i Partizanit hedh poshtë pretendimet e FSHF-së duke theksuar se klubi i kuq nuk ka marrë asnjë lek nga ky fond i UEFA-s.
Klubi I kuq deklaron se do ta ndjekë këtë çështje ligjërisht ku do të vihet në dijeni dhe UEFA.
Postimi i plotë i klubit të Partizanit.
Klubi i Partizanit shpreh shqetesim per Fondin e Solidaritetit, te cilin UEFA ka akorduar nder vite, per Akademite. Pas denoncimit ne gazeten “Panorama Sport”, klubi ka hulumtuar, si ne Raportet Financiare te UEFA-s per cdo vit, ashtu edhe ne bilancet e klubit, sa i perket transfertave te mundshme me llogarine e klubit tone. Si rrjedhoje arritem ne konkluzionin se:
– Ne ndryshim nga reagimi i sekretarit te pergjithshem te FSHF-se, konfirmojme se nuk kemi marre asnje pagese prej institucionit te futbollit.
– Shprehim shqetesim, se si eshte e mundur qe disa klube preferenciale prane FSHF-se konfirmojne se i kane marre keto para, ndersa me dhjetra te tjere nuk kane marre asnje qindarke, perfshire edhe ne.
– Pas studimit te stafit ligjor mbi kete ceshtje, sqarojme se Fondi i Solidaritetit te UEFA-s per akademite, nuk mund te kete ndryshim destinacioni. Pra, duhet te shkojne vetem per te ndihmuar femijet dhe asnje forme tjeter pagese nga FSHF, per qellime te tjera, nuk ka lidhje me kete fond.
Kerkojme ne menyre urgjente transparence per parate e destinuara per ekipet e moshave te Partizanit. Duke falenderuar UEFA-n per ndihmen qe synon t’u jape akademive te futbollit, i kerkojme FSHF-se te shlyeje detyrimet, ose te sqaroje se kujt i kane shkuar ato para. Askush nuk mund te abuzoje me fondet qe u kane takuar me merite femijeve te akademise se Partizanit nder vite. Ne mungese te transparences, do e ndjekim ceshtjen ligjerisht, duke vene ne dijeni edhe UEFA-n.
Diskutime rreth kësaj post