Përfaqësuesi i FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, tha se me këtë numër të madh të veteranëve dhe të invalidëve të luftës, 46 mijë sa janë aktualisht të regjistruar, do të shpenzohen 2 miliardë euro për 20 vjetët e ardhshme apo 100 milionë euro në vit. Këto mjete, sipas tij, janë të papërballueshme për Qeverinë e Kosovës
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka kërkuar nga Qeveria që sa më shpejt ta formojë një komision për rishikimin e listave të veteranëve, i cili duhet të jetë i respektueshëm dhe i paanshëm. Përfaqësuesi i FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, në një konferencë për medie të premten, ka thënë se me këtë numër të madh të veteranëve dhe invalidëve të luftës, 46 mijë sa janë aktualisht të regjistruar, do të shpenzohen 2 miliardë euro për 20 vjetët e ardhshme apo 100 milionë euro në vit.
Sipas tij, Kosova nuk mund t’i përballojë 2 miliardë euro për këtë skenë pasi nuk do të ndërtohen shkolla, rrugët, spitale ngase këto para do të shpenzohen për veteranët.
Miniane ka bërë të ditur se do t’i nisin bisedimet me Qeverinë, Parlamentin dhe Shoqatën e Veteranëve të Luftës për t’ua sqaruar se ligji aktual rrezikon shumë të ardhmen ekonomike të vendit. Ai ka thënë se ky problem duhet të zgjidhet brenda javësh pasi që, sipas tij, raporti duhet të paraqitet në bord.
“Kjo çon në atë se shumë veteranë nuk do të kërkojnë punë, nuk do ta mbajnë punën dhe nuk do të deklarojnë të ardhurat e tyre si duhet për ta mbajtur këtë pension.
Diskutime rreth kësaj post