Policia ndalon dy shtetas grekë në kufirin greko-shqiptar pasi u kapën me drogë. Mësohet se policia ka bërë me shenjë shoferit 31-vjeçar të ndalonte, dhe ky i fundit nuk ka ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Burimet zyrtare tregojnë se gjatë përpjekjes për t’u larguar, dy personat hodhën nga makina 3 canta.
Pak caste më vonë, policia arriti ta ndalonte makinën. MËsohet se policia vuri në pranga drejtuesi grek dhe pasagjerja me të njëjtën shtetësi e moshës 20-vjeçare.
Policia po ashtu raportoi se në çantat e hedhura nga makina u gjetën 21 pako me 22 kg e 340 gram marijuanë.
Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 celularë e tre karta.
Diskutime rreth kësaj post