Teksa Kolonja përgatitet për zgjedhjet e pjesshme për kryetar Kashkie, kandidati i Partisë Agrare ambientaliste ka theksuar para banorëve pikat e programit të elektoral, i cili mbështetet tek bujqësie dhe energjia. Dritan Hajro iu zotua kolonjarëve se do punojë intensivisht që t’i nxjerrë nga varfëria.
Opozita ka mbyllur fushtaën për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kolonjës që mbahen të dielën.
Kandidati i PAA-së u ka premtuar banorëve se puna e tij do nisë me hapjen e kanaleve ujitës për fermerët, studime për bioenergjinë dhe politika çertifikuese për prodhimet bujqësore.
Dritan Hajro: Do të punojmë intensivisht për mirëmbajtjen dhe hapjen e kanaleve për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore, do të hartojmë studime për bioenergjinë.Do të hartojmë politika certifikimi duke mbështetur fermerët dhe prodhimin e produkteve cilësore dhe konkurente në treg.
Kreu i PAA-së, Agron Duka, dhe deputeti i PD-së Ridvan Bode u zotua para kolonjarëve se kandidati Hajro do u kthejë dinjitetin.
Duka: Turpi më i madh është kur thuhet se ka 25 vjet që nuk është bërë asgjë nga qeveri të ndryshme, ndërkohë që tre vjet e ka Rilindja qeverinë dhe këto tre vjet ata thonë që nuk është bërë asgjë. Në një farë mënyre bëri autogol dhe hedhin ato pullat e asfaltit kur vjen nga Kolonja apo disa makina zhavorr.
Bode: Çdo qytetar, çdo votues e ka për detyrë që në mënyrë jo subjektive, por në mënyrë sa më racionale, objektive, të mund të bëjë përzgjedhjen e kandidaturave dhe unë mendoj që kandidatura e Dritanit është më e mirë.
Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kolonjës do të mbahen më 20 nëntor.
Diskutime rreth kësaj post