Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kosturit në Greqinë veriore, duke transportuar një sasi prej 63 kg lëndë narkotike.
Sipas burimeve policore në Mesopotam, bëhet fjalë për dy burra të moshës 48 dhe 18 vjeç si dhe për një vajzë 19-vjeçare.
Arrestimi është kryer në aksin rrugor Siatista-Kristalopigji, të rrugës internacionale Egnatia, kur 48-vjeçari drejtonte një automjet në të cilin janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale 4 çanta me 106 qese me hashash.
Ndërsa në automjetin e dy të rinjve që kishin rolin e sinjalizuesit janë gjetur dhe konfiskuar 1550 euro dhe disa bizhuteri.
Të arrestuarit, të cilëve u janë konfiskuar gjithashtu edhe tre telefonat celularë, janë dërguar në Prokurorinë e Kosturit, ku u është lexuar edhe aktakuza.
Diskutime rreth kësaj post