Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e të premtes në zonën e Kasharit në kryeqytet. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se trupi është gjetur pranë ish-repartit ushtarak në zonë.
Policia e ka identifikuar viktimën me iniciale E. Ll, pa dhënë detaje të tjera dhe mendohet se mund të jetë vetëvrarë. Policia konfirmon se pranë trupit të pajetë u gjet një armë kallashnikov.
Gjithësesi, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer procedurat e nevojshme për shkakun e vdekjes.
Diskutime rreth kësaj post